Lajmet

“Privatësia” është fjala e vitit e Dictionary.com

Publikuar , 02 Janar 2014
0
“Privatësia” është fjala e vitit e Dictionary.com

Muajin e kaluar Shtypi i Universitetit të Oksfordit e quajti fjalën “autoportret” fjalën e vitit dhe tani Dictionary.com është duke shkuar në një drejtim tërësisht tjetër.

Fjalori i popullarizuar online e ka marrë fjalën “privatësi” si fjalën më të zgjedhur të vitit, një vendim të cilin thuhet se është bërë për shkak të ngjarjeve të shumta që kishin të bënin me privatësinë.

Ajo listë përfshin zbulimet e NSA-së; ndryshimet e skanerëve të trupit të TSA-së që njëherë shfaqën edhe pjesë nudo, Google Glass dhe ndryshimet e Google në rregullin e vet të gjerë të privatësisë dhe më e fundit, një koalicion i kompanive të teknologjisë që i kërkojnë qeverisë amerikane të ndryshojë teknikat e veta të mbikëqyrjes.

Ky nder vjen teksa shumë destinacione të tjera online janë duke përgatitur temat më trendi të vitit. Për Google, ajo listë kryesohej nga Nelson Mandela, Paul Walker, iPhone 5S i Apple dhe të tjerë që ishin lëshuar si pjesë e listës vjetore Zeitgeist. Yahoo e radhiti Miley Cyrus në majë të çudirave, e ndjekur nga Kim Kardashian dhe Kate Upton. Microsoft lëshoi top kërkimet për Bing dhe i ndau ato në bazë të kategorive individuale.

Fjala më e popullarizuar e vitit të kaluar nga Dictionary.com ishte “shungullimë”, që është fjalë që ishte zgjedhur për një ndodhi të motit që ishte paraqitur përgjatë botës. Faqja termin privatësi e përkufizon si “gjendja e të qenit i lirë nga ndërhyrjet ose pengesat në jetën dhe aferat private të dikujt.” (PCWorld Albanian)

2012-03-23_10-53-42-1024_large_verge_medium_landscape

LEXO EDHE:  Ndërprerja e madhe e Facebook, Instagram dhe WhatsApp dy ditë më parë zbuloi një të vërtetë të frikshme

Tags >

privatesi