Një ekspert i privatësisë i cili krahasoi shfletuesit më popullor në treg arriti një një konkluzion: Brave thërrmon konkurrentët.
Drejtor i sistemeve kompjuterike pranë Kolegjit Trinity në Dublin, Dr. Douglas Leigth, është autor i një studimi i cili krahasonte Chrome, Firefox, Safari, Microsoft Edge dhe Yandex në aspektin e të dhënave personale që qarkullojnë në serverët e tyre. Konfigurimi i Brave ishte absolutisht më i miri.
Për më tepër studimi vendos gjashtë shfletuesit e studiuar në tre grupe sipas nivelit të privatësisë. Brave është i vetmi që ndahet grup më vete i cili nuk qarkullojnë jashtë pajisjes së përdoruesit informacione personale.
Chrome, Firefox dhe Safari vinin pas Brave dhe kishin identifikues të sesioneve të shfletimit të cilët fshiheshin pas një ristartimi. Edge dhe Yandex ishin të fundit e madje identifikuesit e tyre janë të lidhur harduerin dhe që nuk fshihen.
Brave është kompani e cila po vë nën presion autoritetet Britanike në lidhje me gjigantët si Google të cilët po shkelin rregulloren GDPR. /PCWorld Albanian