Lajmet

Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Qershor 2019
0
Mozilla për herë të parë në 2017-ën lejoi përdoruesit të bllokojnë gjurmimin por nuk ishte Firefox shfletuesi i parë që e bëri këtë gjë Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

Pas mese një viti pune në drejtim të ruajtjes së privatësisë, Firefox tashmë ka vendosur të bllokojë cookie-t përmes të cilave reklamuesit dhe publikuesit gjurmojnë përdoruesit gjatë shfletimit në ueb.

Cookie-t janë skedarë të vegjël në tekst të cilat uebsajtet i ruajnë në shfletuesin e përdoruesve dhe ofrojë statistika të rëndësishme për firmat analitike dhe reklamuesit.

Mozilla do ti bllokojë këto cookie të palëve të treta me funksionin e ri “Enhanced Tracking Protection” të cilin e lançoi në 2018.

Vitin e kaluar probleme të privatësisë si thyerjet e sigurisë të Facebook Cambridge Analytica prekën miliona njerëz. Kontrollimi i cookie-ve nuk rregullon problemin por mund të ndihmojë duke e bërë më të vështirë për kompanitë tu gjurmojnë.

Në postim në blog të Mozilla, kompania shprehej se “Njerëz çdo ditë e më shumë po ndjehen më të pasigurtë.”

Bllokimi i gjurmimit nga shfletuesit bëhet standard

Mozilla për herë të parë në 2017-ën lejoi përdoruesit të bllokojnë gjurmimin por nuk ishte Firefox shfletuesi i parë që e bëri këtë gjë. Apple Safari prej kohësh kishte bllokuar gjurmimin dhe së fundi shtoi edhe një opsion tjetër, atë të bllokimit inteligjent të gjurmimit që është një nivel më i avancuar. Shfletuesit rivalë si Brave gjithashtu bllokojnë cookie-t e palëve të treta e madje edhe Chrome dominues ka filluar të ecë në këtë drejtim.

Versionet e fundit të Firefox bllokojnë gjurmuesit automatikisht tha Mozilla. Megjithatë përdoruesit mund ça aktivizojë opsionin e madje të zgjedhin nivele të ndryshme bllokimi duke qenë se në disa raste mund të shkaktojë probleme me uebsajtet.

Bllokimi i cookie-ve mund të çojë në një mënyrë tjetër gjurmimi që duhet gjurma dixhitale e gishtërinjve. Disa uebsajte kanë filluar të implementojnë skripte gjurmimi të cilët marrin konfigurimi e shfletuesit, një koleksion të dhënash të cilat identifikojnë përdoruesit në mënyrë unike. Për të adresuar këtë shfletuesit kanë vendosur të reduktojnë faktorët që përdoren në krijimin e kësaj gjurme dixhitale e madje edhe të bllokojnë skriptet.

LEXO EDHE:  13 vjeçarja gjeni nga Gjakova Fiona Meqa me krijimin e saj i bën shtëpitë “inteligjente”

Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

Disa shfletues kanë filluar ta shohin privatësinë si një mënyrë për tu diferencuar nga të tjerët, veçanërisht përballë Chrome.

Një inxhinier i Apple Safari shprehej se privatësia është lufta e re mes shfletuesve. Në 2017-ën ai i shihte Firefox dhe Microsoft Edge si aleatë në përpjekjet për të bllokuar gjurmimin e përdoruesve.

Një inxhinier nga Mozilla gjithashtu i dha jehonë këtyre qëndrimeve kur tha se një luftë e re kundër reklamave të shënjestruara po vjen duke paralajmëruar Facebook, Google e kompani të tjera burimi kryesori i të ardhurave është reklamimi.

Facebook dhe Google janë fuqitë botërore në reklamimin në internet. Megjithatë ekzekutivët e dy kompanive kanë lëshuar deklarata në drejtim të mbrojtjes së privatësisë.

E ardhmja është private,” shprehej Mark Zuckerberg në Prill. “Privatësia nuk mund të shitet si një luks dhe vetëm tek njerëzit që mund të përballojnë koston e shërbimeve premium,” tha CEO i Google Sundar Pichai në Maj.

Megjithatë deklaratat e tyre janë në kontrast me aktivitetin që ushtrojnë. Apple vazhdimisht ka krijuar shërbimet pa pagesë të cilat shndërrojnë të dhënat e përdoruesve në një produkt të cilat ua shesin reklamuesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>