Lajmet

Privatësia në Chrome merr një tjetër goditje

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Qershor 2021
Kompania synon të zëvendësojë sistemin me një dizajn tjetër të Google për të cilin pretendon se mbron privatësinë por lejon reklamimin. Privatësia në Chrome merr një tjetër goditje

Google ka vendosur të shtyjë planet për të bllokuar cookie-t e palëve të treta nga shfletuesi Chrome.

Cookie-t janë një mekanizëm që përdoren për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve në internet dhe mundësuar publikuesve ti shënjestrojnë me reklama.

Aktualisht bllokohen nga rivalët e Google si Apple, Microsoft dhe Mozilla. Por kritikët thonë se nëse Google i bllokon, reklamuesit do të detyrohen të shkojnë tek gjiganti i kërkimit për informacionin që deri dje grumbullohej nga cookie-t duke i dhënë kështu një avantazh të padrejtë.

Kjo sepse kompania synon të zëvendësojë sistemin me një dizajn tjetër të Google për të cilin pretendon se mbron privatësinë por lejon reklamimin.

Ndalimi i cookie-ve ishte planifikuar për në 2022 dhe tashmë është shtyrë në 2023. Sipas statistikave, Chrome është shfletuesi më i madh me 65% të tregut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  El Salvador gërmon Bitcoin me energji të gjeneruar prej vullkaneve