Analiza

Privatësia në Facebook: Ja çfarë duhet të keni parasysh nga ndryshimet e reja

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Privatësia në Facebook: Ja çfarë duhet të keni parasysh nga ndryshimet e reja

Përdoruesit e Facebook-ut mund të jenë të shqetësuar për ndryshimet që po bën kompania dhe që cenojnë privatësinë e tyre. Ja çfarë ndryshon dhe ja çfarë parametrash duhen patur parasysh:

Çfarë hiqet? Rrjeti social në dhjetorin e kaluar, njoftoi se do të hiqte opsionin e kontrollit të shfaqjes së emrit të përdoruesit, në barin e kërkimit të Facebook-ut. Javën që kaloi deklaroi se do ti lajmëronte ata që e përdornin aktualisht këtë opsion mbi heqjen e tij pasi për ata që nuk e kanë përdorur ishte hequr tashmë.

Pse ky parametër ishte i dobishëm? Nuk ishte perfekt. Nuk do të kishte ndaluar, për shembull, përdoruesit e Facebook-ut nga aksesimi i fotove publike të individëve me profil të mbrojtur. Gjithsesi ishte një element i mirë mbrojtës, pasi e zvogëlonte ndjeshëm rrethin e shfaqjes së një profili, duke mbrojtur përdoruesit nga rreziqe të ndryshme. Për ata që kishin zgjedhur ta përdornin këtë opsion mbrojtjeje, që sipas Facebook ishte një përqindje e ulët, iu komunikua se tani kushdo mund ti kërkojë për të parë profilin e tyre.

A mund të zëvendësohet ky opsion?: Jo. Ky ishte i vetmi opsion që e ndalonte shfaqjen e një profili nëse kërkohej me emër në barin e kërkimit. Por ekzistojnë disa parametra të tjerë që mund ta ngushtojnë rrethin e shfaqjes së profilit dhe të dhënave në të.

Facebook-u po tenton drejt një metode kontrolli të përdoruesve hap pas hapi ose të detajuar në çdo njësi. Kjo do të thotë se për çdo postim, për çdo etiketim (tag) që mund t’ju bëhet nga miqtë ju duhet të kontrolloni parametrat që i përkasin këtyre rasteve. Ju mund të bëni kërkesë për të kërkuar heqjen e emrave tuaj nga këto postime. Përdorini këto parametra me të gjithë fuqinë që ato kanë dhe mos hezitoni ti kërkoni miqve tuaj të largojnë emrin tuaj apo postimet që janë të sikletshme për ju. Një ide e mirë, e sigurt, mund të jetë edhe krijimi i listave që japin apo heqin mundësinë për të parë postimet tuaja. Pra krijoni lista për kategori të ndryshme postimesh. Sidomos nëse e përdorni shumë aplikacionin e Facebook-ut për telefon, pasi aty parametrat e privatësisë janë më delikatë dhe më të vështirë për ti kontrolluar.

LEXO EDHE:  Facebook do të krijojë një botë virtuale të quajtur Horizon

Cfarë mund të bëhet tjetër për privatësinë? Një opsion shumë i mirë që gjendet tek menuja e parametrave të sigurisë është ai që i lejon përdoruesit të çaktivizojnë motorët e tjerë të kërkimit të lidhen me profilin dhe me të dhënat tuaja. Kjo do ti hiqte mundësinë kujtdo jashtë rrjetit social t’ju gjente. Nëse vendndodhja apo informacione të tjera të ngjashme janë sensitive, sidomos në aspektin e sigurisë, duhet të bëni shumë kujdes me postimet tuaja dhe me të dhënat që fusni në to. Përdoruesit duhet të kenë gjithmonë parasysh se mund ti bllokojnë përdoruesve specifikë profilin dhe kontaktin me ta. Gjithsesi kjo është një masë reaguese më shumë se një masë mbrojtëse. Aq më tepër që kushdo mund të ndryshojë emrin e tij në mbrojtje të identitetit.

Nëse ju shqetësojnë postime të vjetra, Facebook ofron një parametër që ju lejon të limitoni audiencën e postimeve edhe të informacioneve që keni në profil. Gjithashtu mund të shkoni edhe tek opsioni “Activity log”, ku regjistrohen gjithë aktivitetet tuaja, për të parë se si shfaqen këto aktivitet dhe se si mund ti kontrolloni. Së fundmi, mbani mend që gjërat që ju i fshihni nga profili juaj ato vazhdojnë të shfaqen tek furnizuesi i lajmeve dhe në vende të tjera në Facebook. Pra disa postime apo imazhe janë të pashmangshme të bëhen publike. Ekziston një debat i madh mbi lirinë që i jepet përdoruesit për të

përcaktuar nivelin e privatësisë që ai kërkon. Facebook-u ka evoluar drejt privatësisë në nivele të ulta “njësi” gjë që ka avantazhet e veta, por për ata që shqetësohen për privatësinë e përgjithshme kërkohen kontrolle më të gjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Franca thirrje për rregulla të përbashkëta Evropiane për monedhat dixhitale

facebook

Lajmet e fundit>