Lajmet

Privatësia në internet: A janë vërtet anonime kërkimet tuaja

Publikuar , 31 Janar 2014
0
Privatësia në internet: A janë vërtet anonime kërkimet tuaja

slideShpeshherë mendojmë se kërkimet që bëjmë në internet nuk na identifikojnë dhe se mbetemi gjithmonë anonimë pas ekranit të kompjuterit. E kush do ta dinte që emri që po kërkonit ishte i ish-të dashurës suaj, apo që po bëni pyetje mbi një gjendje shëndetësore? Por, siç kanë treguar ngjarjet e fundit, pyetjet që bëjmë në motorët e kërkimit si Google apo Yahoo nuk janë edhe aq private nga sa mendonin shumica prej nesh.

Është e mundur që kërkimet në internet të lidhen me adresën e kompjuterit nga vijnë, madje edhe me emrin tuaj. Për më tepër, gjatë vitit 2013 mësuam se agjenci si ajo e SHBA-së, NSA-ja, kanë akses në shumë informacione të detajuara për ne, në shumicën e rasteve edhe duke shkelur privatësinë dhe të drejtat tona. Por çfarë duhet të keni parasysh?

Vihuni në dijeni mbi politikën e privatësisë së motorit të kërkimit që përdorni

Ekspertët e privatësisë sugjerojnë që të jeni në dijeni të gjërave para se të filloni t’i përdorni ato. Shumë prej kompanive i bëjnë publike politikat e tyre të privatësisë. Lexojini me kujdes. Megjithatë, mos harroni se këto kompani kanë pranuar që i kanë dhënë të paktën qeverisë amerikane të dhëna mbi përdoruesit, edhe pa dijeninë e këtij të fundit.

Mos supozoni se kërkimet tuaja janë private

Duhet të dini se është pothuajse e pamundur të mbani 100% anonimitetin gjatë gjithë kohës. Megjithatë, mund të ndërmerrni disa masa për t’i bërë sa më private kërkimet. Ja se çfarë sugjerojnë ekspertët:

1. Mendojuni mirë para se të kërkoni. Nëse e dini se të dhënat tuaja mund të zbulohen, mos bëni kërkime që lidhen me emrin tuaj. Shumë prej nesh madje kërkojmë për veten tonë, me emrin e plotë, madje edhe me numrin e sigurimeve shoqërore. Mos e bëni këtë gjë. Nëse doni të kërkoni mbi emrin dhe numrin, përdorni vetëm katër shifrat e fundit të numrit.

LEXO EDHE:  Çdo gjë që duhet të dini rreth gjeneratës së re Wi-Fi 6

2. Mos përdorni vetëm një shërbim. Mos u regjistroni për një llogari falas tek e njëjta kompani që përdorni për të bërë kërkimet, pasi kjo u jep mundësi atyre të lidhin të dhënat që kërkoni me adresën e e-mail-it. Dhe, mos përdorni të njëjtin motor kërkimi gjithmonë.

3. Nëse nuk ju duken të përshtatshme politikat e privatësisë së një motori kërkimi, zgjidhni një tjetër.

4. Përdorni mjete për të ruajtur anonimitetin. Ka faqe që ofrojnë softuerë për të mbajtur anonime kërkimet tuaja online. Tor është një prej tyre. Mund ta shkarkoni nga Torproject.org. Edhe Anonymouse.org. apo Anonymizer.com janë dy të tjera.

5. Mos i pranoni cookies nga motori i kërkimit. Ato janë pjese teksti që përdoret për të gjurmuar sjelljen e përdoruesit në ueb ose për të mbledhur të dhëna të caktuara për ta. Shumë prej shfletuesve ju lejojnë t’i refuzoni. Mjafton të kontrolloni tek opsionet.