Lajmet

Privatizimi i PTK’s në situatë të vështirë!

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Privatizimi i PTK’s në situatë të vështirë!

T-HT, pronë e “Deutsche Telekom” dhe “Telekom Austria”, ka hyrë në rrethin e ngushtë në qershor, në garën për të privatizuar 75 për qind të PTK-së, vetëm disa ditë para se prokurorët e Bashkimit Evropian ngritën dyshime mbi shefin ekzekutiv dhe këtar persona të tjerë.

“Për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi kundër menaxherëve të caktuar të PTK-së, të dyshuar për korrupsion, T-HT është aktualisht duke e rishqyrtuar pjesëmarrjen në procesin e privatizimit”, i ka thënë Reutersit Maja Veber, zëdhënëse e T-HT-së.

Shefi ekzekutiv i PTK’s, Shyqri Haxha dhe anëtari i bordit, Rexhë Gjonbalaj, akuzohen për bërjen e “kontratave të dëmshme” dhe për abuzimin e pozitave zyrtare, ndërsa hetimet në këtë drejtim ende nuk kanë filluar. Në anën tjetër kjo nënkupton se vetëm Telekom Austria AG mbetet kompania e vetme e interesuar për blerjen e PTK’s. 

Shitja e PTK’s është pritur të sjell mes 300 dhe 600 milion euro, që veçse janë vendosur si para për buxhetin e vitit 2011. Në fakt qeveria e Kosovës po përballet me një krizë buxhetore pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndaluar një marrëveshje në vlerë prej 108 milion euro me Kosovën më herët gjatë këtij viti, kur qeveria devijoi nga programi i paraparë për rritjen e pagave në sektorin publik. 

Marrëveshja me FMN ishte një parakusht që Kosova të pranoj një grant prej rreth 200 milion euro nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore. Ndërsa PTK, që njihet si një prej kompanive më profitabile në Kosovë, ka rreth 1 milion konsumatorë mobil dhe 100,000 konsumatorë në rrjetin fiks, dhe gjithashtu ofron shërbime të internetit.

Në anën tjetër tanimë e dimë se Kosova ende nuk ka kod shtetëror dhe thirrjet ndërkombëtare shkojnë përmes Monakos, Serbisë dhe Sllovenisë. 

LEXO EDHE:  LG W7 është një konkurrent i lirë dhe i denjë i Apple Watch 4

Lajmet e fundit>