Biznes

Privatizimi i PTK-së në një moment të papërshtatshëm

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
Privatizimi i PTK-së në një moment të papërshtatshëm

Gjatë takimit me Komitetin Ndërministror për privatizimin e PTK-së, z. Nayakit tha se privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës është detyrë e vështirë, veçanërisht kur kihet parasysh kriza ekonomike globale.

“E çmoj punën e këshilltarëve të transaksionet që janë duke bërë më të mirën dhe lidershipin e Qeverisë, udhëheqësin e PTK-së, sepse jeni duke punuar në kushte të vështira, kur të gjithë janë kundër” u shpreh ai.

Por sipas tij privatizimi i kësaj ndërmarrjeje publike do të ofrojë një mundësi për Kosovën që të dëshmojë se është e aftë të bëjë transaksione të këtij niveli, që si rezultat do të ketë ndikime në përmirësimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës.

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave të Kosovës, Ahmet Shala u shpreh se Qeveria e Kosovës po përmbush premtimet e saja për transparencë të plotë në procesin e përfshirjes së sektorit privat në atë publik.

“Një shtet i ri me potencial si Kosova, ka nevojë për investime në infrastrukturë dhe për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe perspektivë evropiane” deklaroi Shala. Ai u shpreh se pjesëmarrja e sektorit privat në ndërmarrje publike sikurse tek PTK, do të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës. Ai u shpreh se të gjitha vendet fqinje kanë përfunduar procesin e privatizimit të kompanive të tyre të këtij sektori dhe se rezultatet kanë qenë pozitive.

Por, këshilltari i transaksionit për PTK-në, Tibor Kartik, i ka vlerësuar si plane ambicioze pritjet qeveritare për përfundimin e procesit të kësaj korporate brenda këtij viti. Por, sipas tij kjo ka gjasa edhe të kryhet për shkak të përkushtimit të palëve të përfshira në këtë proces.

“Ne së shpejti do të fillojmë t’i sugjerojmë Qeverisë së Kosovës strategjitë e ndryshme të privatizimit për të vazhduar më tutje në bazë të planit”, ka theksuar Kartik.

LEXO EDHE:  Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

Në muajin mars qeveritarët kanë paraparë të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me investitorët potencialë në PTK.

Në anën tjetër përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian, deklaroi se gjatë pjesës së dytë të këtij viti apo ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm do të ndodh privatizimi i PTK-së.

Lajmet e fundit>