Biznes

Privatizimi i PTK-së, pritet të diskutohet në Kuvend

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Privatizimi i PTK-së, pritet të diskutohet në Kuvend

Strategjia e Qeverisë së Kosovës për Privatizimin e Post-Telekomunikacionit të  Kosovës (PTK), është diskutuar edhe në dy mbledhjet e më hershme. Në mbledhjen e sotme Komisioni mori vendim që t’i rekomandohet Kryesisë së Kuvendit që ta procedojë për në seancë plenare sipas rregullores.

Të gjithë jemi për ekonomi të tregut, Strategjia e Qeverisë për privatizimin e PTK-së duhet të diskutohet në Kuvend, dhe aty duhet vendosur kur dhe si do të bëhet privatizimi i PTK-së, u tha në Komision. 

Në mbledhjen e sotme, Komisioni miratoi edhe raportin me rekomandime të grupit punues për Projektligjin e inspektoratit të tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese.

LEXO EDHE:  Divizioni i lojërave të Microsoft tashmë njihet si Xbox Studios

Lajmet e fundit>