Softuer

Pro Evolution Soccer 2011 do të synojë rikthimin e adhuruesve

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Pro Evolution Soccer 2011 do të synojë rikthimin e adhuruesve

Jon Murphy, PR dhe shef i marketingut pranë Konami në Britaninë e Madhe ka thënë ëpr CVG se seria e Konami, që deri para pak kohësh ishte lider, ka përjetuar një migrim të madh të konsumatorëve të saj më të mirë dhe për shkak të kësaj Konami duhet të lëviz për të evituar menjëherë ikjen e konsumatorëve.

“Ne duhet të ndalojmë menjëherë largimin e gejmerëve ë zjarrtë. Kjo është një gjë shqetësuese” tha Murphy. “Për vite me radhë, ne qëndruam të pashqetësuar dhe menduam se kjo nuk do të ndodh asnjëherë”.

Por duket se ndodhi, dhe shkaktari kyç për këtë është FIFA e Electroni Arts, që është duke u ringjallur si markë. Murphy thekson se PES përballet me rivalitete të fuqishme në territore të caktuara në Francë, SHBA, Spanjë e Itali, ku të gjitha janë shtete elite të futbollit. “Varet prej territori në territor, kështu që nuk mund të shikohen vetëm shitjet” thot Murphy.

“Ajo që di është se ne kemi një test nga EA të cilin duhet ta kalojmë. Kjo është një sfidë për ne, por nuk është caku kryesor. Caku ynë është që të sigurohemi që të mos humbim më asnjë adhurues dhe të rifitojmë adhuruesit e zjarrtë. Më pas vetëm mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”.

Megjithatë, duhet të pajtohemi me një argument që tha Murphy se gjërat dallojnë prej territori në territor, sepse për shembull në Kosovë, gjithnjë kam një përshtypje se FIFA pavarësisht avancimit nuk pëlqehet aspak nga gejmerët tanë, të cilët mund t’i vëreni gjatë gjithë kohës duke luajtur vetëm produkte të Konami, përkatësisht Pro Evolution Soccer.

LEXO EDHE:  Facebook teston butonin e tërheqjes së mesazheve në Messenger

Lajmet e fundit>