Lajmet

Probleme sigurie me 1.4 miliardë iPhone dhe iPad të prodhuar nga viti 2011

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Gusht 2019
0
Firma e sigurisë Check Point ka gjetur një mënyrë si të hakojë çdo iPhone dhe iPad që operon me iOS 8 deri tek iOS 3. Probleme sigurie me 1.4 miliardë iPhone dhe iPad të prodhuar nga viti 2011

Apple po kalon një javë të vështirë. Vetëm pak ditë pasi u hakua Face ID, Apple vjen me një tjetër histori të jashtëzakonshme, për të cilën çdo përdorues i iPhone dhe iPad duhet të dijë.

Firma e sigurisë Check Point ka gjetur një mënyrë si të hakojë çdo iPhone dhe iPad që operon me iOS 8 deri tek iOS 3.

Këtu përfshihen pajisjet e tetë viteve, pasi iOS 8 mund ta gjeni tek iPhone 4S të vitit 2011. Ka rreth 1.4 miliardë pajisje aktive iOS nëpër botë, dhe zotëruesit e këtyre telefonave duhet të shqetësohen.

Check Point ka zbuluar se aplikacioni i Kontakteve i ndërtuar në iOS mund të shfrytëzohet duke përdorur databazën SQLite të industrisë. Çdo kërkim që bëjnë përdoruesit në aplikacionin e Kontakteve mund të çojë në ekzekutimin e kodeve me virus, i aftë për të vjedhur të dhënat dhe fjalëkalimet e përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone-t e 2020-ës janë arsyeja pse nuk duhet të blini një iPhone këtë vit

Lajmet e fundit>