Lajmet

Probleme sigurie në WhatsApp, hakerët mund të vjedhin mesazhet në fshehtësi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Nëntor 2019
0
Nëse lihet pa u adresuar, problemi mund të lejojë hakerët të kompromentojnë smartfonët duke dërguar thjeshtë një video që përmban kod të dëmshëm në llogarinë WhatsApp të viktimës. Probleme sigurie në WhatsApp, hakerët mund të vjedhin mesazhet në fshehtësi

Një problem sigurie në WhatsApp mund të shfrytëzohet nga hakerët për të vjedhur mesazhet e përdoruesve, fotot dhe informacionet private thanë hulumtuesit.

Nëse lihet pa u adresuar, problemi mund të lejojë hakerët të kompromentojnë smartfonët duke dërguar thjeshtë një video që përmban kod të dëmshëm në llogarinë WhatsApp të viktimës.

Kur videoja shkarkohet, diçka ndodh menjëherë në aplikacion, kodi infekton llogaritë dhe ofron akses hakerëve në pajisje. WhatsApp lëshoi një përditësim në heshjte muajin e kaluar dhe tha se nuk ka prova që po shfrytëzohet nga hakerët për të vjedhur të dhëna.

Që hakerët që aksesojnë smartfonin e viktimës, videoja duhet të shkarkohet. Më pas kodi i përfshirë në video krijon një “derë të pasme” kur hakerët e shfrytëzojnë për të aksesuar të dhënat në distancë.

Problemi i sigurisë është prezent tek të gjitha platformat android, iOS dhe Windows. Gjithashtu prek edhe versione biznes të aplikacionit.

Facebook, që ka në pronësi WhatsApp, ka bërë thirrje që përdoruesit të kenë versionin më të fundit të aplikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit ankohen po ankohen për iOS 13.2

Lajmet e fundit>