Biznes

Probleme të reja për Elon Musk ndërsa qindra punonjës japin dorëheqjen nga Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Nëntor 2022
Në rrjetin social dhjetëra punonjës të Twitter që i kishin mbijetuar shkurtimeve të fillimit të Nëntorit, dhanë mesazhe lamtumire. Probleme të reja për Elon Musk ndërsa qindra punonjës japin dorëheqjen nga Twitter

Elon Musk tashmë po përballet me kritika të reja në Twitter ndërsa një valë e re dorëheqjes nga punonjësit filloi pasi refuzuan ultimatumin e tij për të “punuar me orë të gjata” ose të largohen nga kompania.

Disa orë pasi vendosi fatin, një pjesë e madhe e punonjësve kanë refuzuar vizionin e Musk. Nuk duhet sesa është numri i punonjësve, por New York Times raportoi se bëhet fjalë për qindra prej tyre.

Dorëheqjet vinë pasi Musk shkurtoi 50% të fuqisë punëtore të Twitter.

Në rrjetin social dhjetëra punonjës të Twitter që i kishin mbijetuar shkurtimeve të fillimit të Nëntorit, dhanë mesazhe lamtumire.

Një prej tyre postoi një video ku një grup punonjësit po numëronin ndërsa ora shkonte 17:00 e ultimatumit të Musk. “U pushuam të gjithë nga puna,” thotë ai.

Ndërsa afati përfundimtar po afrohej, Musk nisi të shqetësohej për punonjësit e ngelur që mund të largoheshin. Në një memo të re ai sikur u distancua nga qëndrimi i mëparshëm për të ndaluar punën në disatancë.

Por kjo tërheqje si duket nuk ka mjaftuar ndërsa Musk dhe vartësit e tij nuk ishin të qartë për numrin e punonjësve që kishin pranuar kulturën e re të punës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Adoleshenti Britanik që drejtonte grupin e hakerëve Lapsus$, një milioner i krimit kibernetik

Tags >

Twitter