Harduer

Probleme të reja për procesorët AMD në Windows

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Mars 2022
Edhe pse ka opsione të tjera siç është kalimi nga fTPM në një modul më vete të dedikuar TPM, kjo ju kushton mes 50 deri në 100 dollarë. Probleme të reja për procesorët AMD në Windows

A keni hasur probleme të performancës në kompjuterët Windows 10 dhe 11 me procesor AMD Ryzen? Kompania zbuloi se porblemet mund të jenë shkaktuar nga modulet FTPM në BIOS në pllakat amë Ryzen.

Vitin e kaluar Microsoft lajmëroi se çipet TPM 2.0 do të jenë të detyrueshme që një kompjuter të instalojë Windows 11.

Ato shërbejë si harduerë enkriptimi dhe verifikojnë në sfond transaksionet e memories. AMD identifkoi problemin dhe tha se është duke punuar për ta adresuar.

Edhe pse ka opsione të tjera siç është kalimi nga fTPM në një modul më vete të dedikuar TPM, kjo ju kushton mes 50 deri në 100 dollarë.

Opsioni tjetër është të prisni derisa AMD të sjellë një rregullim në fillim të muajit Maj. Problemi me fTPM nuk është i pari që çipet AMD Ryzen kanë kaluar. Vitin që lamë pas AMD dërgoi përditësime për dy probleme ku njëri reduktonte performancën e lojërave me 15%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Krahasimi i Core i3 me Ryzen 5 tregon sesa larg ka shkuar Intel përballë AMD

Tags >

AMDRyzen