Disa prej shërbimeve kryesore të Google si Admin Console, Calendar dhe Hangouts patën ndërprerje të vazhdueshme ditën e Enjte dhe tani problemet duket se janë zgjidhur të paktën sipas kompanisë.
“Problemi me Google Drive duhet të jetë zgjidhur,” u shpreh kompania mbrëmjen e kaluar.
Gjatë ditës së Enjte pati raportime të vazhdueshme se shërbimet e Google kishin probleme. Google Drive pati ndërprerje të ngjashme edhe në Janar të këtij viti. /PCWorld Albanian