Blog

Problemet kompjuterike bllokojnë qindra fluturime të British Airways

Publikuar , 27 Maj 2017
0
Sipas kompanisë nuk ka prova se kjo ndërprerje ka ardhur si rezultat si një sulmi kibernetik. Problemet kompjuterike bllokojnë qindra fluturime të British Airways Photo Source: Reuters

Kompania e fluturimeve Ajrore British Airways pati probleme të mëdha ditën e Shtune në dy aeroportet kryesore të Londrës shkaktuar nga një problem në sistemet kompjuterike.

Sipas kompanisë nuk ka prova se kjo ndërprerje ka ardhur si rezultat si një sulmi kibernetik. BA tha se terminalet në Heathrow dhe Gatwick u bllokuan si rezultat i një dështimi në sistemet kompjuterike.

British Airways është kompania më e fundit e cila goditet nga probleme kompjuterike. Muajin e kaluar kompania Gjermane Lufthansa dhe ajo Franceze Air Francë patën një ndërpreje globale të shërbimit.

Aeroporti Heathrow i Londrës është ndër më të mëdhenj në botë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A është koha për ta mbyllur Facebook-un?

Lajmet e fundit>