Harduer

Problemet me ekranin prekin iPhone 12 mini

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2020
Specifikisht problemi konsiston në rastin kur përdoruesit tërheqin nga poshtë lart kur telefoni është i kyçur për tu qasur në të ose kur shtypin butonët e dritës apo kamerës. Problemet me ekranin prekin iPhone 12 mini

Një numër i konsiderueshëm përdoruesish të iPhone 12 mini kanë raportuar probleme me prekjen gjatë kohës që telefoni është i kyçur.

MacRumors raporton se dhjetëra postime janë bërë në forume e deri në rrjetin social Reddit ku përdoruesit raportojnë probleme të ngjashme.

Specifikisht problemi konsiston në rastin kur përdoruesit tërheqin nga poshtë lart kur telefoni është i kyçur për tu qasur në të ose kur shtypin butonët e dritës apo kamerës.

Ekrani thjeshtë nuk i njeh komandat me disa gishta e me disa të tjerë po. Disa përdorues spekulojnë se mungesa e përgjigjes nga ekranit nuk shfaqet kur telefoni është i vendosur në karikim ose gjatë prekjes së kornizës së jashtme të telefoni në rastin kur nuk ka një këllëf.

Ende nuk ka konsensus çfarë po e shkakton problemin nëse ka të bëjë me harduerin apo softuerin, megjithatë shpresat janë që është ky i fundit në mënyrë që të zgjidhet sa më parë. /PCWorld Albanina

LEXO EDHE:  Sony zbulon çmimin dhe datën e debutimit të PlayStation 5