Lajmet

Problemi me akselerometrin, 6 iPhone nuk gjejnë njësoj polin e veriut

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Problemi me akselerometrin, 6 iPhone nuk gjejnë njësoj polin e veriut

iphonecompass primaryiPhone 5S është ende në ditët e para të testimeve dhe lajmet nuk janë të mira. Deri tani janë gjetur gabime dhe probleme, më i fundit prej së cilave është akselerometri.

Disa testues janë shprehur se problemi qëndron në faktin se Apple ka ndryshuar burimin e prodhimit të pajisjeve për akselerometrat e 5S dhe 5C, edhe pse ky nuk është lajm i konfirmuar. Çështja mund të jetë përtej harduerit, pra, mund të jetë një problem me sistemin operativ.

TechHive realizoi gjatë kësaj jave disa teste dhe doli në përfundimin se aplikacioni i busullës në iOS 6 dhe iOS 7 nxirrte rezultate të ndryshme në një sërë iPhone-ësh, duke filluar nga 4 e deri tek 5S dhe 5C. Testimi u krye disa herë dhe u pa se rezultatet ndryshonin nga një testim në tjetrin.

Mospërputhshmëria ndodhi në vende të ndryshme ku u bënë testimet, duke filluar nga zyrat e deri në mjediset e jashtme, për ta pasur rezultate më të sakta.

Nga përfundimet rezultoi se ndjesia e drejtimit të iPhone-ëve ishte totalisht e dyshimtë, duke qenë se modele të ndryshme iPhone-ësh jepnin rezultate të ndryshme. Problemi vazhdonte të ndodhte edhe pas rikalibrimit të telefonit prej tetë herësh.

Rezultatet u krahasuan me një busull Suunto A-10 (15 $). Testet u kryen larg mjeteve të tjera elektromagnetike të cilat mund të interferonin me iPhone-ët. Para testimit, analistët ristartuan aplikacionin e busullës dhe bënë kalibrimin sa herë ishte e mundur.

compassesTestimet u kryen në iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 5, iPhone 4S, dhe LG G2. Të gjithë iPhone-ët, përveç 4S, operonin me iOS 7 (4S me iOS 6). Modeli LG me Android ishte më i përafërti me busullën, duke ndryshuar vetëm 3 – 4 gradë. Ndërsa iPhone-ët kishin një diferencë nga 9 – 28 gradë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shënohet Dita Botërore e Radios, teknologjia që ndryshoi jetët e miliona njerëzve

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>