Lajmet

Problemi me Java-n po prek mbi 850 milionë kompjuterë

Publikuar , 14 Janar 2013
0
Problemi me Java-n po prek mbi 850 milionë kompjuterë

Ekspertët e sigurisë po këshillojnë përdoruesit e kompjuterëve që të çaktivizojnë ose të çinstalojnë Java-n pas zbulimit të një dobësie zero-day e cila i lejon hakerat të marrin kontrollin e kompjuterëve të pambrojtur mirë me sistem operimi Mac, Windows apo Linux.

Kjo dobësi përfiton nga një boshllëk i hapur në Java 7 Updata 10, lançuar në tetor të vitit të kaluar.

Mënyra se si funksionon është e tillë: i drejton përdoruesit tek një uebfaqe me kod dashakeqës që përfiton nga mungesa e sigurisë për të marrë kontrollin e kompjuterit të përdoruesit.

Oracle sapo ka lançuar ndërkohë Java SE 7 Update 11 për të rregulluar këtë dobësi. Kompania rekomandon fort që të bëhet upgrade-mi menjëherë.

Ajo që po vihet re me këtë dobësi është fakti se hakerat, pasi marrin kontrollin e kompjuterit, u kërkojnë përdoruesve të paguajnë para për ta marrë sërish atë. Deri tani krijuesi i Java-s, Oracle, nuk ka specifikuar se sa mund të jetë numri i përdoruesve që kanë shkarkuar Java 7 Update 10.

Gjithsesi, Java funksionon në mbi 850 milionë kompjuterë dhe pajisje të tjera. Kjo dobësi u identifikua për herë të parë nga kërkuesi francez Kafeine. (PCWorld Albanian)

Java

LEXO EDHE:  AMA kompenson televizionet për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale

Tags >

Java
Lajmet e fundit>