Lajmet

Procesi i verifikimit me dy hapa në Yahoo (Video)

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
Procesi i verifikimit me dy hapa në Yahoo (Video)

yahoo1Me qëllimin për të rritur sigurinë e përdoruesve, Yahoo ka lançuar verifikimin me dy faktorë dhe fjalëkalimet që gjenerohen nga aplikacionet mobile.

E ngjashme me atë të Google, edhe Yahoo ka vendosur të konkurrojë këtë të fundit duke shtuar autentikimin me dy faktorë.

Sa herë që llogaria juaj aksesohet nga ndonjë pajisje e panjohur, Yahoo do të kërkojë verifikim me pyetjen tuaj sekrete ose me telefonin celular.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se aplikacionet e postës në iOS dhe Android nuk funksionojnë me verifikimin me dy hapa të Yahoo-së. Për këtë arsye, Yahoo ka vendosur të implementojë të ashtuquajturat App Passwords.

Një “App Password” është një fjalëkalim i përkohshëm që gjenerohet për t’ju dhënë akses në llogarinë tuaj.

Pra, pasi vendosni fjalëkalimin tuaj të zakonshëm, duhet të shkruani edhe këtë kod që ju vjen në celular për të hyrë në llogari. Ajo mund t’ju vijë në ndihmë nëse po hapni postën tuaj nga një pajisje që nuk është e juaja personale.

Në këtë mënyrë, edhe në qoftë se ju vjedhin fjalëkalimin, nuk mund të hyjnë në llogarine tuaj pasi nevojitet edhe kodi i dytë që ju vjen ju në celular.

Sigurisht, në pajisjet tuaja personale, ju mund ta çaktivizoni autentikimin me dy hapa për arsye të shkurtimit të kohës, duke e regjistruar pajisjen në listën e atyre të njohura. Në videon e mëposhtme nga Yahoo mund të shihni më me detaje procesin e verifikimit me dy hapa. (PCWorld Albanain)

[youtube id=”XCsbm3sCosw”]

LEXO EDHE:  Aplikacioni i komunikimit Google Allo jep sot lamtumirën

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>