Lajmet

Procesorët e fundit të MediaTek janë ndërtuar për video lojërat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Korrik 2019
0
MediaTek gjithashtu premton reduktimin e ngecjeve të prekjes, dhënien prioritet proceseve dhe resurseve të lojërave dhe cilësisë së imazhit. Procesorët e fundit të MediaTek janë ndërtuar për video lojërat

Kur dëgjojmë emrin e MediaTek gjëja e parë që na vjen në mendje janë smartfonët buxhetorë të lojërave, megjithatë kompania është e vendosur të ndryshojë këtë perceptim të krijuar.

Dizajneri i çipeve prezantoi ditën e Hënë familjen e procesorëve Helio G90 me funksione dhe performancë për lojërat më të fundit dhe më intensive.

G90 dhe G90T janë procesorë me tetë bërthama të cilët përdoren bërthamat 2.05Ghz Cortex-A76 për detyrat e rënda dhe Cortex-A55 për detyrat e lehta shoqëruar nga grafika Mali-G76 800Mhz dhe deri në 10GB LPDDR4X RAM.

Me përdorimin e HyperEngine, çipet G90 premtojnë reduktimin e ngecjeve. Si shumë telefonë vë në funksion LTE për ti asistuar një lidhjeje Wi-Fi problematike. Gjithashtu mund të mbajë në funksion dy banda të ndryshme Wi-Fi.

MediaTek gjithashtu premton reduktimin e ngecjeve të prekjes, dhënien prioritet proceseve dhe resurseve të lojërave dhe cilësisë së imazhit.

Fotografuesit do të gëzojnë mbështetje për kamera deri në 64-megapiksel. Por kompania nuk specifikoi se kur telefonët e parë me G90 do të vinë e kush janë ato.

Në të vërtetë qëllimi i MediaTek është që të tregojë sesa të fuqishme janë çipet e saj për lojëra si Fortnite dhe PUBG. Megjithatë nuk kanë për të qenë në nivelin e më të mirëve të Apple ose Qualcomm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Deutsche Telekom dhe Orange i bashkohen skeptikëve të Huawei

Lajmet e fundit>