Lajmet

Procesorët e Intel do të ridizajnohen për tu mbrojtur nga Spectre

Mar 15 2018
0 Shpërndarje
Gjenerata e re e procesorëve Intel Xeon do të ketë këto nivele mbrojtjeje krahas procesorëve të gjeneratës së 8-të që do të shiten në gjysmën e dytë të 2018-ës. Procesorët e Intel do të ridizajnohen për tu mbrojtur nga Spectre

Intel tha ditën e sotme se kompania do të sjellë disa mbrojtje harduerike kundër Spectre, problemit kritik të sigurisë që u zbulua në fillim të Janarit në procesorët Intel, AMD dhe ARM.

CEO i Intel, Brian Krzanich tha se kompania ka ridizajnuar pjesë të procesorëve për të sjellë nivele të reja mbrojtjeje kundër varianteve të Spectre.

Gjenerata e re e procesorëve Intel Xeon do të ketë këto nivele mbrojtjeje krahas procesorëve të gjeneratës së 8-të që do të shiten në gjysmën e dytë të 2018-ës.

Përdoruesit e pajisjeve me procesorë ekzistues të Intel do të vijojnë të mbështeten tek përditësimet e firmware nëse duan ti mbijetojnë një sulmi nga Spectre.

Gjithashtu kompania gjeti rastin të lajmëronte se 100% e procesorëve të 5 viteve të fundit kanë marrë përditësimet e sigurisë për Spectre dhe Meltdown.

Intel është vënë në dijeni për problemet e sigurisë që në muajin Qershor të vitit të kaluar nga Projekti Zero i Google.

Megjithatë kompania nuk ka lajmëruar as qeverinë Amerikane për ekzistencën e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>