Harduer

Procesorët e rinj Intel, a mjafton një frekuencë e lartë për të kapur AMD?

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Prill 2020
0
Prezantimi i procesorëve të rinj nga Intel është një sinjal i qartë për rivalin AMD dhe modelet e shkëlqyer Ryzen 3000 veçanërisht Ryzen 9 3900X me 12 bërthama. Procesorët e rinj Intel, a mjafton një frekuencë e lartë për të kapur AMD?

Pas disa muajsh spekulime e rrjedhje informacioni, Intel ka zbuluar gjeneratën e 10-të të procesorëve S-series me Core i9 10900K si modeli flagship.

Për 488 dollarë mund të blini një procesor 10-bërthamësh me frekuencë deri në 5.3Ghz Turbo dhe 4.9Ghz bazë.

Por ka edhe më lirë. Modeli dytë në hierarkinë e procesorëve të rinj është Core i7-10700 me fuqinë dhe performancën që gjeni tek modelet Core i9 përfshirë hyperthreading i cili është shtrirë deri tek modelet Core i3.

Prezantimi i procesorëve të rinj nga Intel është një sinjal i qartë për rivalin AMD dhe modelet e shkëlqyer Ryzen 3000 veçanërisht Ryzen 9 3900X me 12 bërthama.

Në kërkim të më shumë performance dhe efikasiteti, çipet e AMD janë ndërtuar në arkitekturën 7-nanometër ndërsa të Intel kanë ngelur në 14-nanometër. Megjithatë Intel ka një avantazh në shpejtësi falë teknologjisë Turbo Boost Max që ka arritur versionin 3.0.

Në performancë Intel pretendon se i9-10900K është 10% më i shpejtë sesa 9900K në PUBG dhe 63% më i shpejtë sesa modeli tre vjeçar i7-7700K. Procesori i ri është po ashtu 18% më i shpejtë në editim video 4K sesa parardhësi dhe 35% më i shpejtë sesa i7-7700K.

Për të joshur entuziastët Intel do tu japë më shumë mundësi të aplikojnë “overclock.” Intel Extreme Tuning Utility është ridizajnuar për tu dhënë më shumë kontroll mbi voltazhin dhe frekuencën. Madje mund të fikin edhe hyperthreading për bërthama individuale.

Si krahasohet me AMD Ryzen 9 3900X? Derisa ky procesor të mbërrijë në duart e entuziastëve vështirë të arrijmë në një konkluzion por një krahasim i thjeshtë është fuqia prej 125-vat e procesorit Intel dhe 105-vat e procesorit AMD.

LEXO EDHE:  Procesori buxhetor arrin frekuencën rekord prej 6Ghz

Me procesorët e rinj të ngelur në 14-nanometër, mbetet viti i ardhshëm si një mundësi ku dikut lideri i pakontestuar i tregut të sjellë arkitekturën 10-nanometër edhe pse ende larg asaj 7-nanometër të AMD. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDintel