Harduer

Procesorët e rinj Intel për laptopët konkurrojnë Ryzen 5000

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2021
Procesorët e rinj do të shfaqen në 30 modele të reja ultraportative, laptopë që janë 20mm të trashë dhe mbi 80 workstations. Procesorët e rinj Intel për laptopët konkurrojnë Ryzen 5000

Intel prezantoi ditën e sotme pesë procesorë të rinj konsumatorë dhe pesë procesorë komercialë në gjeneratën e 11-të të procesorëve Intel Core H.

Të dy grupet përmbajnë tre procesorë me 8 bërthama, dhe dy me gjashtë bërthama. Të gjitha pjesët janë 35W përveç modelit flagship Core i9-11980HK i cili ka TDP prej 65W.

Procesorët e rinj do të shfaqen në 30 modele të reja ultraportative, laptopë që janë 20mm të trashë dhe mbi 80 workstations.

Intel pretendon se çipet e reja ofrojnë rritje të ndjeshme performance krahasuar me paraardhësit e gjeneratës së 10-të. Konkretisht janë 19% më të shpejtë sipas kompanisë.

Në aspektin gaming, Intel thotë se Core i9-11980HK rrit në mënyrë të ndjeshme frekuencat për sekondë në tituj si Hitman 3, Far Cry New Dawn dhe Tom Clancy’s Raibow Six Siege.

Madje thotë se 11980HK mund rivalin AMD Ryzen 9 5900HX në këto tituj ndërsa edhe i5-11400H tejkalon Ryzen 9 5900HS e në disa raste janë në një nivel.

Procesorët e rinj instalohet në borde me 44 linja PCIe, porta Thunderbolt 4 me shpejtësi 40Gbps, Wi-Fi 6E, Optane H20, frekuencë turbo deri në 5Ghz.

Ndërsa modelet komerciale mbështetin platformën Intel vPro me në fokus funksionalitete që ju hyjnë më tepër bizneseve në punë si siguria dhe menaxhimi.

Hardware Shield, Total Memory Encryption dhe Active Memory Technology janë disa prej veçorive të këtyre modeleve. Edhe në performancë ka pasur rritje për procesorët komercialë ku Core i9-11950H është 29% më i shpejtë se paraardhësi.

Shumica e këtyre modeleve vinë për të konkurruar me Ryzen 5000 të cilët tronditën industrinë kur debutuan në fillim të vitit. Intel po ndjen presione dhe nga Apple sidomos me prezantimin e çipit M1 i cili tregoi rezultate të kënaqshme performance dhe jetëgjatësie baterie.

LEXO EDHE:  Pas Apple edhe Microsoft po ndërton çipet e vet

Me debutimin e fundit Intel më tepër po përpiqet të kapë hapin e industrisë sesa të udhëheqë. Kujtojmë që çipet Tiger Lake-H nuk rezultat aq të pëlqyeshëm. /PCWorld Albanian

Tags >

intel