Harduer

Procesorët e rinj Intel që sfidojnë AMD Ryzen debutojnë më 19 Nëntor

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Shtator 2021
Fillimisht sipas raportit do të zbulohen një numër i vogël i serive K të performancës së lartë dhe jo-K ndjekur më pas nga variantet që shkojnë për masat. Procesorët e rinj Intel që sfidojnë AMD Ryzen debutojnë më 19 Nëntor

Procesorët e arkitekturës Alder Lake do të dalin në shitje në mesin e muajit Nëntor. Një raport i fundit nga Wccftech i cili citon burimet e veta, thotë se debutimi i kësaj linje do të bëhet më 19 Nëntor.

Kjo datë është dita kur procesorët dalin në shitje ndërsa prezantimi i tyre mund të bëhet në evenimentin Intel ON që mbahet më 27-28 Tetor në San Francisco.

Fillimisht sipas raportit do të zbulohen një numër i vogël i serive K të performancës së lartë dhe jo-K ndjekur më pas nga variantet që shkojnë për masat.

Procesorët normalisht vinë me pllakat e reja amë Z690 dhe kanë një dizajn të ri foleje që do të thotë se procesorët e vjetër nuk funksionojnë tek ky harduer.

Core i9-12900K dhe i7-12700K pritet të jenë procesorët e parë që dalin në shitje ndjekur nga Core i5-12600K. Sigurisht së bashku me to do të shiten edhe variantet jo-K.

Procesorët e rinj vinë në një moment kur Microsoft prezanton Windows 11 më 5 Tetor. Kujtojmë se gjiganti i Windows ka thënë se versioni i fundi i sistemit operativ do të mbështetë vetëm modelet e fundit të procesorëve nga gjenerata 9 Intel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Marka e njohur luksoze e modës pranon pagesa në kriptomonedha