Harduer

Procesorët e rinj Intel thyejnë barrierën e 64GB RAM

Oct 16 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht 64GB RAM DDR4 kushtojnë 550 dollarë ndërsa për 128GB mund të shkojë përtej 1,000 dollarëve. Procesorët e rinj Intel thyejnë barrierën e 64GB RAM

Deri para pak ditësh procesorët Intel për masat lejonin deri në 64GB RAM. Por me gjeneratën e 9-të të procesorëve siç edhe kompania e konfirmoi për AnandTech, procesorët kanë kapacitete për të përballuar deri në 128GB RAM DDR4.

Megjithatë ju duhet një bord kompjuterik me katër porta memorie RAM të cilat padyshim kanë për të qenë të kushtueshme.

Aktualisht 64GB RAM DDR4 kushtojnë 550 dollarë ndërsa për 128GB mund të shkojë përtej 1,000 dollarëve.

Ende ky është lajm i mirë për entuziastët. Përpara se të debutonte gjenerata e 9-të e procesorëve Intel Core, përdoruesit duhej të kishin një procesor Xeon për 128GB RAM.

Kështu përdoruesit nuk janë të detyruar të blejnë një workstation të mirëfilltë për të kaluar barrierën 64GB RAM. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>