Harduer

Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Maj 2019
0
Grafikat Mali-G77 kanë 40% më shumë performancë sesa grafikat G76, dhe 60% më shumë në inteligjencë artificiale. Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

Në 2018-ën shtëpia e njohur Britanike e dizajnit të çipeve ARM solli performancën e procesorëve të telefonëve thuajse në nivelin e kompjuterëve.

Tashmë kompania zbuloi dy arkitektura të reja çipesh të cilat premtojnë performancë të madhe sidomos në inteligjencë artificiale.

Grafikat Mali-G77 kanë 40% më shumë performancë sesa grafikat G76, dhe 60% më shumë në inteligjencë artificiale.

Telefoni juaj do të mund të përpunojë edhe përmbajtje vizuale destinuar për kompjuterët. G77 gjithashtu do të evitojë vrasjen e baterisë sepse është 30% më efikas sesa paraardhësi.

Procesori Cortex-A77 është rafinim i modelit 7-nanometër A76 të vitit të kaluar. Hardueri i ri premton 20% më shumë instruksione pa dëmtuar efikasitetin dhe 35 herë më shumë performancë në machine learning sesa Cortex-A55.

Si me çdo dizajn të ARM, këto procesor të rinj do ti shohim tek Qualcomm, Samsung dhe të tjerë. Me bindje të plotë mund të themi se telefonët me Cortex-A77 do të duken ndjeshëm më të shpejtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  DJI Mavic 2 Enterprise është një dron për operacionet kërkim-shpëtim

Lajmet e fundit>