Harduer

Procesorët e rinj të AMD për laptopët thyejnë hegjemoninë e Intel

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Mars 2020
0
Ryzen 4900HS 35W ka tetë bërthama me dizajn prej 16-procesesh dhe shpejtësi prej 3.0Ghz që mund të shkojë deri në 4.3Ghz. Modeli 4900H është 45W dhe ka frekuencë bazë prej 3.3Ghz dhe turbo prej 4.4Ghz. Procesorët e rinj të AMD për laptopët thyejnë hegjemoninë e Intel

AMD prezantoi ditën e sotme dy procesorë të rinj për laptopët, modelet Ryzen 9 4900H dhe 4900HS.

Çipet janë më të fuqishmit e linjës së re AMD 4000 Mobile Series bazuar në arkitekturën 7-nanometër Zen 2 dhe janë dizajnuar për të konkurruar me linjën Core i9 të Intel.

Procesorët e rinj pritet të shfaqen në laptopët e rinj këtë pranverë. Ata ofrojnë eksperiencë lojërash të nivelit desktop për laptopët. AMD tha se 4900HS do të shfaqet tek Asus 14-inç ROG Zephyrys G14 i cili nga kompania konsiderohet laptopi më i fuqishëm në botë 14-inç për lojërat.

Ryzen 4900HS 35W ka tetë bërthama me dizajn prej 16-procesesh dhe shpejtësi prej 3.0Ghz që mund të shkojë deri në 4.3Ghz. Modeli 4900H është 45W dhe ka frekuencë bazë prej 3.3Ghz dhe turbo prej 4.4Ghz.

AMD premton performancë superiore krahasuar me procesorët Intel. Në testimet e AMD, 4900HS është 285 më i shpejtë sesa Core i9-9880H në Cinebench R20, 23% në transkodimin e videove, 56% në përpunimin e imazheve dhe 32% në regjistrimin e tingujve.

Core i9 fitoi me 8% në PCMark 10 DCC.

AMD gjithashtu pretendon se 4900HS së bashku me një Nvidia RTX 2060 Max-Q mund të tejkalojë 60 frekuenca në sekondë si Rise of the Tomb Raider me 104fps, Hitman me 90fps dhe Far Cry 5 me 90fps. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët ZenBook dhe VivoBook zëvendësojnë trackpadin me një ekran