Harduer

Procesorët e rinj të AMD shënjestrojnë laptopët e punës dhe të lojërave

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Çipet mbështesin RAM-in DDR4 deri në 3200Mhz dhe i përkasin arkitekturës 14 nanometër. Procesorët e rinj të AMD shënjestrojnë laptopët e punës dhe të lojërave

AMD prezantoi dy procesorë të rinj të cilët do të përballen me çipet Coffee Lake H të Intel.

Këta të fundit kanë gjetur vend tek laptopët e lojërave dhe të punës. Ndërsa në të vërtetë procesorët e rinj AMD janë për platformat desktop të përshtatura për laptopët, zyrtarizimi i tyre shënon ekspansionin e AMD në këtë segment kompjuterash.

AMD Ryzen 5 2600H dhe Ryzen 7 2800H janë procesorë 45-vatë me katër bërthama dhe tetë procese si dhe grafika Radeon Vega. Çipet mbështesin RAM-in DDR4 deri në 3200Mhz dhe i përkasin arkitekturës 14 nanometër.

TË NGJASHME >

Procesorët janë përafërsisht të ngjashëm me njëri tjetrin ku Ryzen 7 2800H ka frekuencë 3.3 Ghz bazë dhe 3.8Ghz turbo së bashku me 11 bërthama grafika Vega 1.3Ghz ndërsa Ryzen 5 2600H ka frekuencë bazë 3.2Ghz dhe 3.6Ghz turbo me 8 bërthama grafike Vega 1.1Ghz.

Ato gjithashtu janë procesorët e parë 45W nga AMD. Ky i fundit shet edhe modele 15W por që përballojnë detyra më pak omplekse.

Çmimi dhe disponueshmëria mbeten për tu zbuluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>