Harduer

Procesorët e rinj të gjeneratës së 8-të Intel rrisin shpejtësinë e rrjeteve Wi-Fi

Aug 29 2018
0 Shpërndarje
Intel thotë se shpejtësitë e internetit do të rriten dramatikisht sidomos tek laptopët e lirë apo të rangut të mesëm. Procesorët e rinj të gjeneratës së 8-të Intel rrisin shpejtësinë e rrjeteve Wi-Fi

IFA 2018 ka mbërritur dhe së bashku me të një mori laptopësh të rinj të cilët do të prezantojë përgjatë ditëve në vijim.

Dhe që ato të kenë teknologjitë më të fundit, Intel lançoi zyrtarisht gjeneratën e 8-të të procesorëve.

Në mesin e tyre janë tre Whiskey Lake U dhe për herë të parë tre procesorë të gjeneratës së 8-të Amber Lake Y.

Ndërsa Intel vijon të përdorë të njëjtën arkitekturë, ndryshimi i madh është integrimi i rrjetit Wi-Fi gigabit.

Intel thotë se shpejtësitë e internetit do të rriten dramatikisht sidomos tek laptopët e lirë apo të rangut të mesëm.

Gjithashtu procesorët e rinj Intel sjellin mbështetje për asistentët virtual Cortana dhe Alexa.

Procesorët e serive Y do të jenë lehtësisht të identifikueshëm ndërsa seritë U Whiskey Lake më të vështirë duke qenë se Intel ende shet Kaby Lake R.

Seritë e reja U Whiskey Lake vinë me dy bërthama dhe katër threads në formën e Core i3-U145U me frekuencë bazë 2.1Ghz dhe turbo 3.9Ghz, me katër bërthama dhe tetë threads Core i5-8265U me frekuencë bazë 1.6Ghz dhe turbo 3.9Ghz dhe katër bërthama me tetë threads Core i7-8565 frekuencë bazë 1.8Ghz dhe turbo 4.6Ghz.

Seritë Y janë më pak të fuqishëm me frekuenca 1.1Ghz dhe turbo 3.4Ghz dhe për modelin Core M3-8100Y; 1.3Ghz dhe 3.9Ghz turbo për modelin Core i5-8200Y dhe 1.5Ghz bazë dhe 4.2Ghz turbo për Core i7-8500Y. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>