Harduer

Procesorët e rinj të telefonëve do të suportojnë kamera deri në 192-megapiksel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Mars 2019
0
Për të lehtësuar këtë proces, Qualcomm në heshtje përditësoi specifikimet e kamerave për disa prej platformave mobile Snapdragon. Procesorët e rinj të telefonëve do të suportojnë kamera deri në 192-megapiksel

Në muajt e fundit kemi parë evolucione të dukshme në sistemet e kamerave të smartfonëve. Tashmë ato janë më të mëdha dhe kanë sensorë më shumë.

Me Xiaomi që lançoi një telefon me kamër 48-megapiksel dhe Nokia 9 Pureview me pesë kamera të pasme, mund të themi lirisht se fotografia e smartfonëve po nis një rrugëtim të ri.

Për të lehtësuar këtë proces, Qualcomm në heshtje përditësoi specifikimet e kamerave për disa prej platformave mobile Snapdragon.

Qualcomm ka shtuar mbështetjen për sensorë 192-megapiksel për çipet Snapdragon 60, Snapdragon 710, Snapdragon 712, Snapdragon 845 dhe Snapdragon 855.

Kjo do të thotë se telefonët e ardhshëm me këtë procesor do të suportojnë sisteme kamerash që gjenerojnë 192-megapiksel të dhëna.

Megjithatë për çdo çip të ri, specifikimi i kamerës do të ndryshojë për sensorë tek dhe çift. Detajet rreth tyre mund ti shikoni në këtë lidhje.

Gjithashtu për të ofruar cilësi imazhi deri në 192-megapiksel, Qualcomm do të inkorporojë funksione si zero-lag dhe reduktim të “zhurmës” së imazheve.

Në letër duket një hap i madh përpara dhe ky konfigurim do të kërkonte një sensor kamere të paktën 192-megapiksel i cili nuk ekziston. Të paktën për kohën që ne po jetojmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qualcomm: Ja kur teknologjia 5G do të bëhet me të vërtetë praktike

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>