Harduer

Procesorët që do ti rikthejnë AMD kurorën e gaming do të jenë me 6 dhe 8 bërthama

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Nëntor 2022
Mbetet për tu parë sesa do të performojnë çipet e reja por modeli i kaluar 5800X3D ishte një hap i madh përpara në gaming. Procesorët që do ti rikthejnë AMD kurorën e gaming do të jenë me 6 dhe 8 bërthama

Sipas një raportimi të fundit që vjen nga forumet e Bilibili, AMD po përgatitet për lançimin e dy modeleve të reja Ryzen 7000 me teknologjinë 3D V-Cache në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se 3D V-Cache është implementuar në seritë Ryzen 5000 me modelin Ryzen 7 5800X3D dhe ishte procesori gaming më i fuqishëm në treg deri më momentin që debutuan modelet e reja Ryzen 7000 dhe gjenerata e 13-të e procesorëve Intel.

Është spekuluar se procesorët do të debutojnë në CES 2023 në Janar dhe raporti i fundit thotë se janë dy modele: Ryzen 5 7600X3D dhe Ryzen 7 7700X3D që konsiderohet si procesorë buxhetorë me 6 dhe 8 bërthama respektivisht.

Duke lançuar një Ryzen 5 me 3D V-Cache, kompania do të ulte koston e çipeve 3D V-Cache krahasuar me gjeneratën e kaluar Ryzen 7 5800X3D që në një farë mënyrë konsiderohet mbi ndërtimet “buxhetore” gaming.

Mbetet për tu parë sesa do të performojnë çipet e reja por modeli i kaluar 5800X3D ishte një hap i madh përpara në gaming.

Nëse AMD replikën të njëjtën gjë me seritë e reja Ryzen 7000, atëherë Intel është me të vërtetë në telashe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si çipet e silikonit sundojnë botën