Harduer

Procesori 19 bërthamësh Intel Core i9 presion ndaj “AMD Threadripper”

Publikuar , 30 Maj 2017
0
Core i9 Extreme Edition i9-7980XE të cilin Intel e quan procesorin e parë me performancë teraflop, do të kushtojë 1,999 dollar dhe del në shitje gjatë fundit të vitit. Procesori 19 bërthamësh Intel Core i9 presion ndaj “AMD Threadripper”

Pasi mori një avantazh të përkohshëm, kundërpërgjigja e Intel ditën e sotme në Computex 2017 duket se riktheu balancat me AMD-në.

Si përgjigje ndaj procesorit 16 bërthamësh dhe 32 procesesh të AMD me emrin e koduar Threadripper, Intel prezantoi një mirkroprocesor 18 bërthamësh me 36 procese dedikuar entuziastëve elitarë.

Core i9 Extreme Edition i9-7980XE të cilin Intel e quan procesorin e parë me performancë teraflop, do të kushtojë 1,999 dollar dhe del në shitje gjatë fundit të vitit.

Ai do të jetë pjesë e një familje procesorësh Extreme nën markën Core i9 ku përfshihen procesorë me 10, 12, 14 dhe 16 bërthama me çmime nga 999 dollar deri në 1,699 dollar.

Të gjithë do të jenë të bazuar në Skylake dhe ofrojnë 15% më shumë performancë krahasuar me Broadwell-E.

Gjithashtu nëse këto procesorë janë të shtrenjtë për shumicën e konsumatorëve Intel prezantoi modelet e reja Core i7 X me çmime nga 339 dollar deri në 599 dollar si dhe një model katër bërthamësh Core i5.

Të gjitha çipet do të inkorporojnë teknologjinë e re Turbo Boost Max 3.0 ku çipi përzgjedh dy bërthamat më të mira për ti përshpejtuar ato në rast se janë të nevojshme. Të gjitha çipet janë dizajnuar për foletë R4 me 2,066 gjilpëra.

Me fjalë të tjera Intel dhe AMD i pret një betejë e gjatë përpara ku ky i fundit tashmë do të detyrohet të prezantojë modelet e reja 10, 12, dhe 14 bërthamëshe të Threadripper.

Edhe pse procesorët e rinj ishin kryefjala e aktivitetit të Intel në Computex, ekzekutivët e kompanisë gjithashtu dhanë detaje të Cannon Lake, çipi 10 nanometër i cili rrit performancën me 30%.

LEXO EDHE:  Galaxy S10+ i merr kurorën Huawei Mate 20 Pro në performancë

Frekuencat e Core i9

Tashmë që kufiri 4Ghz është thyer, sfida e prodhuesve të procesorëve ka qenë përdorimi i të gjitha bërthamave. Të gjithë procesorët e prezantuar përveç Core i7-7740X bazohen mbi arkitekturën Skylake-X ndërsa ky i fundit në Kaby Lake.

Mëposhtë gjeni një listë të procesorëve të prezantuar:

  • Core i9-7980XE: 18-core/36-thread, $1,999
  • Core i9-7960X: 16-core/32-thread, $1,699
  • Core i9-7940X: 14-core/28-thread, $1,399
  • Core i9-7920X: 12-core/24-threads, $1,199
  • Core i9-7900X (3.3GHz): 10-core/20-thread, $999

Për entuziastët me buxhete më të ulëta:

  • Core i7 7820X (3.6GHZ), 8-core/16-thread, $599
  • Core i7-7800X (3.5GHz), 6-core/12-thread, $389
  • Core i7-7740X (4.3GHz), 4-core/8-thread, $339

Lajmet e fundit>