Harduer

Procesori buxhetor arrin frekuencën rekord prej 6Ghz

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2020
0
Frekuenca e arritur është e dyta më e larta për një procesor Zen 2. Ai që ka arritur frekuencën më të lartë ishte Ryzen 9 3950X me 6.041Ghz. Procesori buxhetor arrin frekuencën rekord prej 6Ghz

Procesori buxhetor AMD Ryzen 3 3100 është përshpejtuar në 6Ghz, shumë pranë rekordit të modelit Ryzen 9 3950X.

Entuziasti TSAIK ka arritur të përshpejtojë frekuencën e një procesori 99 dollarësh si Ryzen 3 3100 në një frekuencë prej 5.92Ghz duke përdorur nitrogjen të lëngshëm.

Ky procesor do të dalë në shitje në 16 Qershor.

Ka katër bërthama me fuqi 1.45-volt dhe është testuar në një bord Tomahawk MSI X570 me 8GB RAM.

Frekuenca e arritur është e dyta më e larta për një procesor Zen 2. Ai që ka arritur frekuencën më të lartë ishte Ryzen 9 3950X me 6.041Ghz.

Procesori buxhetor i AMD do të bëhet një prej zgjidhjeve më popullore për kompjuterët gaming. Ka frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe turbo prej 3.9Ghz.

Në Cinebench R20 mori 2,315 pikë dhe GeekBench 4,910 pikë ose 8% dhe 16% më pak sesa modeli më i shtrenjtë Core i5-9600K. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse jeni adhurues i transmetimeve live Facebook ka ca surpriza për ju

Tags >

AMDRyzen