Harduer

Procesori i parë desktop i Apple krahasohet me më të mirët e Intel

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Nëntor 2020
Në fund të ditës ajo çfarë Apple ka arritur me këtë çip është e jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet në performancë me procesorë desktop të Intel dhe AMD. Procesori i parë desktop i Apple krahasohet me më të mirët e Intel

Apple prezantoi MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac Mini më 10 Nëntor ku zbuloi edhe planin e madh të një procesori zhvilluar nga vetë Apple dhe që të shkojë tek të gjitha produktet e kompanisë.

Për këtë procesor është përfolur shumë dhe tani testimet e para të performancës së tij janë publikuar në uebsajtin Geekbench. Çipi M1, i cili i përket një MacBook Air me 8GB RAM, mori një rezultat prej 1687 për një bërthamë dhe 7433 për të gjitha bërthamat në performancë.

Sipas rezultateve të testimit, M1 ka frekuencë bazë 3.2Ghz. krahasuar me pajisjet ekzistuese, çipi M1 në MacBook Air tejkalon të gjithë pajisjet iOS. Sa për krahasim, çipi A13 në iPhone 12 Pro ka një rezultat prej 1584 me një bërthamë dhe 3898 me të gjitha bërthamat.

Procesori mobil A14 në iPad Air ka rezultat prej 1585 për një bërthamë dhe 4647 me të gjitha bërthamat procesorike.

Krahasuar me Mac, performanca me një bërthamë është me e lartë se në çdo Mac tjetër përfshirë modelin me procesor Core i9 të gjeneratës së 10-të. MacBook Pro më potent ka një rezultat prej 1096 me një bërthamë dhe 6870 me të gjitha bërthamat.

Edhe pse në testime M1 performon më mirë, në performancë absolute procesorët Intel të MacBook Pro duhet të jenë më të fuqishëm sidomos ato modele që kanë kartë grafike të dedikuar.

Në fund të ditës ajo çfarë Apple ka arritur me këtë çip është e jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet në performancë me procesorë desktop të Intel dhe AMD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve, Apple thyen çdo rekord