Harduer

Procesori i ri i Samsung mund të kombinohet me teknologji 5G me shpejtësi deri në 7Gbps

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Tetor 2019
0
Exynos 5123 është një modem 5G i ndërtuar mbi arkitekturën 7-nanometër. Ofron mbështetje për teknologjisë 5G në nën-6Ghz dhe mmWave. Kjo e fundit mungonte tek procesori 5G Exynos 980. Procesori i ri i Samsung mund të kombinohet me teknologji 5G me shpejtësi deri në 7Gbps

Vetëm dy muaj pasi prezantoi Exynos 980, Samsung solli çipin më të ri, Exynos 990. Procesori i ri është i ndërtuar mbi arkitekturën 7-nanometër dhe vjen me grafikat Mali-G77 duke rritur fuqinë grafike dhe procesorike me 20%.

Ndërsa ngjan me një lëvizje të papritur, Exynos 990 është një procesor i dedikuar një tregu tjetër. Ky çip nuk ka teknologji 5G, që do të thotë se është i përshtatur për pajisjet 4G.

Është më i shpejtë sesa Exynos 980, por nëse Samsung dëshiron ta implementojë në një flagship 5G, kompanisë do ti duhet të integrojë një modem 5G më vete siç është modemi Exynos 5123 i prezantuar sot.

Exynos 990 ofron mbështetje për ekrani 120Hz si dhe deri në 6 kamera me rezolucion maksimal prej 108-megapiksel.

Exynos 5123 është një modem 5G i ndërtuar mbi arkitekturën 7-nanometër. Ofron mbështetje për teknologjisë 5G në nën-6Ghz dhe mmWave. Kjo e fundit mungonte tek procesori 5G Exynos 980.

Samsung thotë se modemi i ri 5G ofron shpejtësi shkarkimi 5.1Gbps në frekuencat nën-6Ghz dhe 7.35Gbps për frekuencat mmWave.

Gjigandi Korean nuk tha se tek të cilët telefonë do të shfaqen këta procesor por prodhimi i tyre nis në fund të 2019-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vajza nga Tirana u vjen në ndihmë kërkuesve shkencorë dhe biologëve me hulumtimin e saj

Lajmet e fundit>