Harduer

Procesori i ri i Samsung sjell 5G në smartfonët e rangut të mesëm

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2020
0
Diferenca më e madhe mes Exynos 880 dhe flagshipit të vitit të kaluar është suporti për kamerat i limituar në 64-megapiksel. Procesori i ri i Samsung sjell 5G në smartfonët e rangut të mesëm

Samsung prezantoi sot një procesor të ri i cili shkon për smartfonët e rangut të mesëm, modelin Exynos 880 dhe ka fuqinë e procesorit më potent të vitit të kaluar Exynos 980 që u përdorur tek smartfonët më të mirë të kompanisë.

Exynos 880 është ndërtuar mbi procesorin FinFET me arkitekturën 8-nanometër dhe ka një modem 5G të integruar që suporton shpejtësi shkarkimi deri në 2.55Gbps dhe ngarkimi në 1.28Gbps.

Madje përfshin teknologjinë e cila kombinon rrjetet celulare 4G dhe 5G për të ofruar shpejtësi deri në 3.55Gbps.

Në brendësi fshihen 6 bërthama ARM Cortex-A76 me frekuencë 2Ghz dhe gjashtë bërthama të frekuencës së ulët Cortex-A55 me frekuencë 1.55Ghz. grafikat e integruara Mali-G76 MP5 mund të përballojnë ekrane Full HD+. Procesori mbështet teknologjinë LPDDR4X të memories RAM dhe UFS 2.1 të memories së brendshme.

Diferenca më e madhe mes Exynos 880 dhe flagshipit të vitit të kaluar është suporti për kamerat i limituar në 64-megapiksel. Regjistrimi në video mund të bëhet me 30fps në 4K.

Në fund ky procesor është i dizajnuar për smartfonët me çmime 300-400 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria marrëveshje me SHBA për sigurinë e teknologjisë 5G

Tags >

5Gsamsung