Harduer

Procesori i ri i Samsung sjell 5G tek telefonët e rangut të mesëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Ky është një hap i madh për Samsung dhe industrinë. Ndërsa 5G është standardi i së nesërmes, njerëzit presin çdo ditë e më shumë shpejtësi dhe performancë nga telefonët. Procesori i ri i Samsung sjell 5G tek telefonët e rangut të mesëm

Samsung prezantoi procesorin e parë mobil i cili kombinon një modem 5G dhe procesorin në një çip të vetëm dhe quhet Exynos 980.

Deri më sot nevojitet një çip i dytë për modemin 5G krahas çipit të procesorit ndërsa modeli i ri hap rrugë për dizajne më kompakte dhe jetëgjatësi më të lartë baterie.

Exynos 980 premton shpejtësi gigabitëshe në 4G LTE dhe deri në 2.55Gbps në rrjetin 5G dhe frekuencën 6Ghz. Procesori gjithashtu ofron mbështetje për standardin e ri Wi-Fi 6 IEEE 802.11ax.

Në brendësi përmban dy bërthama Cortex-A77 dhe gjashtë bërthama Cortex-A55 kombinuar me grafikat Mali-G76 për video lojërat dhe eksperiencat e realitetit të shtuar.

Procesori ka edhe një njësi neurale të integruar (NPU) që do të thotë se detyrat që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale mund të përpunohen në pajisje dhe jo të dërgohen në një server.

Samsung thotë se Exynos 980 NPU është 2.7 herë më i shpejtë sesa paraardhësi. Së fundi vjen me një procesor imazhi i cili mund të përpunojë deri në 108 milion piksela dhe pesë sensorë individualë kamera.

Ky është një hap i madh për Samsung dhe industrinë. Ndërsa 5G është standardi i së nesërmes, njerëzit presin çdo ditë e më shumë shpejtësi dhe performancë nga telefonët.

Natyrisht 5G-ja përballet me sfida të tjera si mbulimi, siguria por edhe pajisjet e disponueshme që e shfrytëzojnë atë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Tab S6 është tentativa e radhës e Samsung për të sfiduar iPad

Lajmet e fundit>