Intel do të ndryshojë shumë gjëra tek procesorët desktop dhe një procesor i fundit i kompanisë është vetëm një shkëndijë e saj.
Kompania në skenën e CES prezantoi seritë Intel Gen12 KS duke thënë se ato arrijnë një frekuencë prej 5.5Ghz.
Pak orë përpara AMD tha se Ryzen 7 5800X3D një demo arrin të mund Core i9-12900K bazuar në disa testime. Por gjatë prezantimit të Intel u fol për një procesor ende të pazbuluar Core i9-1200KS që do të arrijë frekuencën turbo 5.5Ghz.
Gjithashtu do ruajë frekuencën 5Ghz edhe në detyra të gjata që Intel e tregoi me demon e Hitman 3. Emërtimi S qëndron për “Special Edition” dhe procesori i fundit i këtij lloji ishte Core i9-9900KS me 5Ghz në të gjitha bërthama në 2019-ën.
Sigurisht Intel nuk krenohet vetëm me frekuencën 5.5Ghz në një bërthamë të vetme por edhe atë turbo 5.2Ghz gjatë gaming.
Megjithatë Intel nuk paraqiti një demo të frekuencën 5.5Ghz. /PCWorld Albanian