Harduer

Procesori i ri për smartfonët e rangut të mesëm sjell rritje të ndjeshme performance

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2022
Në teori përdoruesit të cilët blejnë një smartfon me këtë çip duhet të kenë 1 orë më tepër jetëgjatësi baterie. Procesori i ri për smartfonët e rangut të mesëm sjell rritje të ndjeshme performance

Qualcomm ditën e sotme prezantoi Snapdragon 8+ Gen 1 duke ruajtur zakonin e lançimit të versioneve të përshpejtuara të çipeve të vitit të kaluar.

Çipi i ri rrit performancën me 10% në tërësi, me 20% në inteligjencë artificiale por gjithashtu redukton konsumin e energjisë me 30%.

Në teori përdoruesit të cilët blejnë një smartfon me këtë çip duhet të kenë 1 orë më tepër jetëgjatësi baterie.

Qualcomm shpreson që çipi i ri të vijë me produkte të brendeve si ASUS, Honor, Motorola, OnePlus, Oppo dhe Xiaomi. Smartfonët me këtë çip do të jenë më tepër rifreskime sesa ndryshim radikale.

Kompania kishte ruajtur një surprizë për blerësit e smartfonëve buxhetorë. Snapdragon 7 Gen 1 vjen për të pasur 778G në harduerët Android të rangut të mesëm. Grafikat e reja të këtij çipi duhet të jenë 20% më të shpejta ndërsa përpunimi informacionit me inteligjencë artificiale rreth 30%.

Smartfonët e parë me çipin Snapdragon 7 Gen 1 debutojnë në fund të tre mujorit të dytë, jo më larg se muaji Qershor nga brende si Honor, Oppo dhe Xiaomi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj Qualcomm sjellin 5G më të shpejtë tek smartfonët buxhetorë

Tags >

Qualcomm