Harduer

Procesori i ri për smartfonët, lajm i mirë për ata që duan performancë dhe 5G po pa shpenzuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2020
0
Ditën e Hënë Qualcomm prezantoi një version të ri të procesorit, modelin Snapdragon 768G i cili ka performancë më të lartë procesorike dhe grafike krahasuar me paraardhësin. Procesori i ri për smartfonët, lajm i mirë për ata që duan performancë dhe 5G po pa shpenzuar

Telefonët e parë me procesorin Snapdragon 765 të prodhuar nga Qualcomm sa kanë filluar të dalin në tregje, por kompania nuk ka të ndaluar.

Ditën e Hënë Qualcomm prezantoi një version të ri të procesorit, modelin Snapdragon 768G i cili ka performancë më të lartë procesorike dhe grafike krahasuar me paraardhësin.

Debutimi i këtij procesori është lajm i rëndësishëm sepse do të fuqizojë smartfonët e rangut të mesëm me performancë të përafërt me flagshipët që kanë procesorët Snapdragon të serive 8xx si këtë vit Snapdragon 865 por me çmim disa herë më të ulët.

Modeli origjinal Snapdragon 765G u prezantua në Dhjetor së bashku me Snapdragon 765 dhe 865. Prapashtesa “G” do të thotë se ky procesor ka performancë më të lartë në video lojëra, “gaming”, krahasuar me modelin standard 765 falë grafikave më të avancuara Adreno 620.

Gjithashtu dy procesorët 765 u shquan për sjelljen e teknologjisë 5G në smartfonët e rangut të mesëm. Por le të shkojmë tek Snapdragon 768G i cili ka performancë grafike 15% më të lartë dhe frekuencë 2.8Ghz krahasuar me 2.4Ghz të Snapdragon 765G.

Aspektet e tjera janë të njëjta. Vjen me modemin Snapdragon X52 të teknologjisë 5G me dy frekuencat mmWave dhe nën-6Ghz. Ashtu si Snapdragon 765G, edhe Snapdragon 768G është dizajnuar për smartfonët e orientuar drejt videolojërave. Debutimin do ta bëjë në Xiaomi Redmi K30 5G Racing Edition ditën e sotme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft Edge godet dominimin e Chrome me funksionalitete të reja