Harduer

Procesori i telefonëve më të fuqishëm të 2020 nuk ka 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Dhjetor 2019
0
Në fakt nëse një kompani dëshiron procesorin Snapdragon 865, do të detyrohet të përfshijë edhe modemin 5G që vinë si një paketë. Si rezultat kompanitë nuk prodhojnë dot telefonë me procesor Snapdragon 865 dhe 4G. Procesori i telefonëve më të fuqishëm të 2020 nuk ka 5G

Qualcomm zyrtarisht prezantoi procesorin për telefonët flagship të vitit të ardhshëm, modelin Snapdragon 865, megjithatë procesorit i nevojitet një modem më vete ashtu si paraardhësit Snapdragon 855 për teknologjinë 5G.

E thënë thjeshtë, telefonët do të jenë më të shtrenjtë dhe më të uritur për fuqi krahasuar me një zgjidhje të integruar.

Së bashku me Snapdragon 865, Qualcomm prezantoi një procesor një shkallë më poshtë, Snapdragon 765 i cili do të ketë një modem 5G të integruar. Por do të jetë më pak i fuqishëm sesa Snapdragon 865.

Prej muajsh Qualcomm ka premtuar çipe e procesorë me modemë 5G të integruar. Madje në Shtator tha se do të sillte një të serive 700 me 5G të integruar.

Por çudia është se kompania ka zgjedhur që procesorin më të fuqishëm të saj të mos e ofrojë me 5G. Snapdragon 865 do të ofrojë teknologjinë 5G ashtu si Snapdragon 855 me një modem 5G më vete i cili do të pasojë Snapdragon X55.

Në fakt nëse një kompani dëshiron procesorin Snapdragon 865, do të detyrohet të përfshijë edhe modemin 5G që vinë si një paketë. Si rezultat kompanitë nuk prodhojnë dot telefonë me procesor Snapdragon 865 dhe 4G.

Sakaq me Snapdragon 765 që vjen me 5G të integruar, presim të shohim disa telefonë të rangut të mesëm me 5G. Ajo që Qualcomm do të zbulonte me Snapdragon 865, do të përcaktonte pritshmëritë për flagshipët e ardhshëm si Galaxy S11, OnePlus 8, Pixel 5, Galaxy Note 11, LG G9 etj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

Lajmet e fundit>