Harduer

Procesori mostër i AMD po vjen dhe Intel nuk ka një përgjigje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Janar 2020
0
E nëse një aplikacion nuk i shfrytëzon dot të gjitha ato bërthama, me shumë gjasa 3990X do të ngelë pas. Gjithësesi kjo sugjeron se Intel po vuan të qëndrojë në ritmin e AMD në segmentë shumë të rëndësishëm si performanca e workstation. Procesori mostër i AMD po vjen dhe Intel nuk ka një përgjigje

Kur AMD tha se procesorit Threadripper 3990X me 64 bërthama do të bëhet i disponueshëm në 2020, kompania nuk kishte për qëllim ti linte entuziastët të prisnin gjatë.

Procesori i cili kushton 3,990 dollarë do të dalë në shitje nga data 7 Shkurt. Ai është i destinuar për kompjuterët e punët ku më shumë bërthama do të thotë kursim kohe dhe parash.

Kompania thotë se 3990X është procesori më i shpejtë në botë dhe për këtë përdor si provë rezultatet e Cinebench R20. Është disa herë më i shpejtë sesa Core i9-9900KS sipas testimeve të AMD.

Por vërteta është më e komplikuar se kaq. Ndërsa nuk ka ndonjë frekuencë marramendëse e kufizuar vetëm në 2.9Ghz bazë dhe 4.3Ghz turbo, Threadripper do të jetë kampion për shkak të numrit të lartë të bërthamave.

E nëse një aplikacion nuk i shfrytëzon dot të gjitha ato bërthama, me shumë gjasa 3990X do të ngelë pas. Gjithsesi kjo sugjeron se Intel po vuan të qëndrojë në ritmin e AMD në segmente shumë të rëndësishëm si performanca e workstation.

Kjo për shkak se Intel nuk arrin të prodhojë siç duhet procesorë më të dendur sesa 14-nanometër dhe Threadripper është një opsion më i përballueshëm krahasuar me Xeon për disa profesionistë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD: Procesorët tanë nuk preken nga problemet që kanë shfaqur procesorët Intel

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>