Harduer

Procesori Snapdragon 8150 thyen Kirin 980, mund Apple A12

Nov 16 2018
0 Shpërndarje
AnTuTu thotë se Snapdragon 8150 ka një konfigurim 1+3+4 ku një bërthamë është e performancës së lartë, e të performancës së mesme dhe 4 të performancës së ulët. Procesori Snapdragon 8150 thyen Kirin 980, mund Apple A12

Ndërsa po i afrohemi debutimit të Snapdragon 8150, raportet e para rreth performancës së procesorit kanë filluar të publikohen.

Konkretisht një raport i AnTuTu tregon se çipi kishte një rezultat prej 362,292 pikësh duke lënë hije procesorin Kirin 980 me 273,913 pikë të Huawei dhe Apple A12 Bionic me 353,210 pikë.

Por kjo nuk është e gjitha sepse të dhënat e AnTuTu shoqërohen me një informacion të konfigurimit të bërthamave dhe frekuencave.

AnTuTu thotë se Snapdragon 8150 ka një konfigurim 1+3+4 ku një bërthamë është e performancës së lartë, e të performancës së mesme dhe 4 të performancës së ulët.

Bërthama e performancës së lartë është Cortex-A76 me frekuencë 2.84Ghz, tre të tjera janë po Cortex-A76 me frekuencë 2.4Ghz dhe bërthamat e konsumit të ulët Cortex-A55 me frekuencë 1.78Ghz.

Grafikat gjithashtu shënuan një rezultat të kënaqshëm me 156,328 pikë, një rritje me 20% krahasuar me Snapdragon 845. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>