Harduer

Prodhimi i ekranëve elastikë do të vonohet

Publikuar , 04 Tetor 2012
0
Prodhimi i ekranëve elastikë do të vonohet

Raportet që vijnë nga Koreja tregojnë se ekranët elastikë AMOLED, të prezantuar nga Samsung-u do të vonohen për të dal në treg.

Arsyeja e kësaj qëndron në vështirësitë që kjo kompani po has në prodhimin e tyre. Nëse deri në fund të këtij viti arrihet të zgjidhen të gjitha problemet në lidhje me prodhimin e tyre, pajisjet e para me ekranë elastikë mund ti presim në gjysmën e parë të vitit 2013.

Ky informacion lë vend për spekulime nëse pajisja e parë e tillë mund të jetë Samsung Galaxy S4.

Samsung-u është një ndër kompanitë kyçe në zhvillimin e ekranëve fleksibël, por prodhimi i ardhshëm do të varet edhe nga shumë kompani tjera.

Fillimi i prodhimit në seri nga Samsung-u pritet gjatë fundit të vitit të ardhshëm, kur edhe prodhuesit e tjerë të smartfonëve dhe pajisjeve tablet të fillojnë të marrin porosi më të mëdha. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google dhe Samsung pranë një marrëveshjeje multi-miliardë dollarëshe