Vëzhgim

Prodhimi i iPhone 4S kushton rreth 203 dollarë

Publikuar , 06 Tetor 2011
0
Prodhimi i iPhone 4S kushton rreth 203 dollarë

UBM ka analizuar historinë e kostos totale dhe të kostos së secilës komponentë madhore brenda iPhone 4S, dhe ka dalë me një çmim prej 203 dollarë për secilin model të prodhuar në versionin 32GB. 

Këto rezultate e vendosin iPhone 4S në të njëjtin rang me iPhone 4 që kishte kosto të ngjashme kur u prezantua vitin e kaluar. Ndërsa versionet 16GB, 32GB dhe 64GB të iPhone 4S janë duke u shitur për 649 dollarë, 749 dollarë dhe respektivisht 849 dollarë.

iPhone 4S do të jetë i pajisur me versionin më të ri të iOS, iOS 5 dhe do të jetë dy herë më i shpejtë sesa iPhone 4, e gjithashtu do të ketë grafikë me dy bërthama që thuhet se është shtatë herë më e shpejtë se ajo e iPhone 4.

Kamera është 8 megapikselëshe dhe ka një snesor CMOS, thjerrëz me pesë elemente me aperture f /2.4, dhe është në gjendje të incizojë full HD në 1080p. Para-porositë pritet të fillojnë shumë shpejt ndërsa shitja në vende të ndryshme të botës veçse është paraparë të filloj nga mesi i tetorit. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>