Harduer

Prodhimi i iPhone XS Max nuk i kushton Apple më shumë se 450 dollarë

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Apple shet iPhone XS Max për 1,099 dollarë për modelin bazë, 1,249 dollarë për modelin 256GB dhe 1,449 dollarë për modelin 512GB. Prodhimi i iPhone XS Max nuk i kushton Apple më shumë se 450 dollarë

Të gjithë komponentët e marrë së bashku të iPhone XS Max nuk kushtojnë më tepër sesa 450 dollarë.

Sipas një hulumtimi të TechInsights, kostoja e prodhimit të materialeve të iPhone të madh është 443 dollarë, ose 50 dollarë më shumë sesa iPhone X i vitit të kaluar.

Apple shet iPhone XS Max për 1,099 dollarë për modelin bazë, 1,249 dollarë për modelin 256GB dhe 1,449 dollarë për modelin 512GB.

Sipas grafikut të paraqitur ekrani OLED është komponenti më i shtrenjtë edhe për modelin e këtij viti.

Ai është prodhuar nga Samsung dhe kushton 80 dollarë. Kostoja e tij është rritur me vetëm 5% krahasuar me iPhone X kjo sepse paneli është më i madh prej 6.3-inç.

Komponenti i dytë më i shtrenjtë është procesori prej 72 dollarësh. Grafiku thotë se të gjithë komponentët e iPhone janë më të shtrenjtë këtë vit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>