Blog

Prodhuesi Amerikan i aeroplanëve hyn në biznesin e internetit satelitor

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2021
Kompania synon të ofrojë internet satelitor fillimisht në SHBA. Satelitët do të mbështeten në bandën V, një frekuencë më e lartë sesa spektri i satelitëve Starlink të SpaceX. Prodhuesi Amerikan i aeroplanëve hyn në biznesin e internetit satelitor

Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA autorizoi kompaninë Amerikane të prodhimit të avionëve Boeing për ofrimin e internetit satelitor.

Boeing mori dritën jeshile për ndërtimin, lançimin dhe operimin e rrjetit broadband të internetit satelitor dhe vënë kështu përballë SpaceX.

Plani i Boeing është lëshimi i 132 satelitëve në orbitë në një lartësi prej 1056 kilometrash. 15 të tjetër do të hidhen në lartë mes 27,355 dhe 44,221 kilometrash lartësi.

Kompania synon të ofrojë internet satelitor fillimisht në SHBA. Satelitët do të mbështeten në bandën V, një frekuencë më e lartë sesa spektri i satelitëve Starlink të SpaceX.

Duke përdorur bandën V, Boeing mund të ofrojë internet satelitor shumë më të shpejtë por rreziku për intereferenca është më i lartë duke qenë se valët në bandë të lartë e kanë të vështirë të penetrojnë objektet solid. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei publikon performancën e biznesit për gjysmën e parë të vitit