Analiza

Prodhuesi i telefonëve Nokia rritje rekord të shitjeve me 782%

Publikuar , 03 Gusht 2018
0
Tashmë një statistikë interesante vjen nga firma analitike CounterPoint Research e cila zbuloi të dhëna impresionuese për HMD. Prodhuesi i telefonëve Nokia rritje rekord të shitjeve me 782%

Ka qenë një tre mujor i shkëlqyer përsa i përket shitjeve të telefonëve por disa kompani kanë lënë me të vërtetë gjurmë.

Një prej tyre është kompania e cila ka licencën e prodhimit të telefonëve Nokia, HMD Global, e cila ka parë rritje të paprecedent.

Raportimet për tre mujorin e dytë të 2018-ës zbulojnë detaje interesante. Konkretisht OnePlus parakaloi Samsung në Indi, ndërsa Huawei i rrëmbeu Apple vendin e dytë si prodhuesi më i madh në botë.

Tashmë një statistikë interesante vjen nga firma analitike CounterPoint Research e cila zbuloi të dhëna impresionuese për HMD.

Kompania ka pasur rritje me 782% krahasuar me një vit më parë. Sipas CounterPoint HMD tashmë është në listën e 10 kompanive më të mëdha në botë duke u rënditur pas Lenovo.

HMD ka shitur 4.5 milion telefonë vetëm në tre mujorin e dytë nga 0.5 milion një vit më parë.

Ndërsa të gjithë janë thuajse me rënie me përjashtim të Huawei dhe Xiaomi që u rritën ndjeshëm me 41% dhe 43% krahasuar me një vit më parë, performanca e HMD me 782% rritje lë në hije çdo arritje të prodhuesve të tjerë.

Lider në këtë treg, Samsung, sipas CounterPoint ka pasur rënie ndërsa Apple rritje nominale prej vetëm 1%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A kemi kaluar epokën e artë të smartfonëve?

Lajmet e fundit>