Biznes

Produktet e reja, konsumatorët nuk “tradhtojnë” markat që njohin

Publikuar , 27 Janar 2013
0
Produktet e reja, konsumatorët nuk “tradhtojnë” markat që njohin

BrandsSipas studimit të fundit të Nielsen, “Anketa Globale për Blerjen e Produkteve të Reja” (Global Survey of New Product Purchase), rreth 60% e konsumatorëve në shkallë botërore janë më tepër të prirur të blejnë produkte të reja nga marka që ata i kanë njohur më parë.

Një besnikëri ndaj markës së produkteve të nevojshme nga shumë konsumatorë po zgjat shumë në kohë. Kështu sipas studimit të ri në shkallë botërore të Nielsen më shumë se gjysma (60%) e konsumatorëve në mbarë botën me qasje në internet preferojnë të blejnë produkte të reja nga një markë e njohur, para se të kalojnë në një markë të re.

“Ruajtja e këtij besimi ndaj markave të produkteve të reja të blera nga konsumatorët mund të jetë një strategji të fuqishme”, – tha Rob Wengel, zëvendës president i lartë në Nielsen.

“Marketerët dhe shitësit mund të japin produkte të reja të suksesshme për markat ekzistuese, duke siguruar që ata të zbulojnë nevojat e paplotësuara të konsumit, komunikimit me qartësi, ofrimit të inovacioneve të ndryshme të produkteve, etj”.

Rezultatet kanë ardhur pas anketës globale të Nielsen, rreth prirjes së konsumatorëve për produktet e reja.

Në anketë janë përfshirë më shumë se 29.000 konsumatorë me qasje në internet nga 58 vende të ndryshme. Ndërsa njohja markës është e rëndësishme, afërsisht gjysma e të anketuarve globale thonë se ata do të jenë të gatshëm të provojnë një markë të re: konsumatorët në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën e Veriut ishin më entuziastë (57%), ndjekur nga Evropa (56%), Amerika Latine (47%) dhe Azi-Paqësor (45%).

45 përqind e të anketuarve pohojnë se gjendja e ekonomisë së tyre familjare i bën të jenë më të kujdesshëm në lidhje me dëshirat dhe përpjekjet për të blerë një produkt të ri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Konflikti në biznes dhe mënyrat për parandalimin e tij

Nielsen Raport

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>